Flash

Berisha: Çfarë fshihet pas kërkesës së SPAK për Facebook-un e Ahmetajt

Lapsi.al 17 October 2023
Berisha: Çfarë fshihet pas kërkesës së SPAK për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka bërë kërkesë META-s, kompanisë mëmë të Facebook që të identifikojë dhe bllokojë faqen e Arben Ahmetajt në rrjetin social. Berisha shkruan se qëllimi i kësaj kërkese nga SPAK është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e Ramës, Veliajt në Facebook.

“Super skandal dixhital! Rama i tmerruar nga statuset në llogarinë e Facebook të Arben Ahmetaj, urdhëron SPAK-un të sekuestrojë Facebook-un e tij. Të dashur miq, sot Skapi i Partisë informoi opinionin se i ka kërkuar kompanisë Meta vendndodhjen sipas Facebook të Arben Ahmetaj.

Sipas kësaj komunikate kjo qenka mënyre për të rënë në gjurmët dhe gjetur vendndodhjen e të zhdukurit Arben Ahmetaj. Kjo është një tallje me publikun. Është i mirënjohur fakti se pas këtij njoftimi, Arben Ahmetaj me një administrator mund t’i postojë statuset nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave nga cepi i globit dhe këtë Skapi e din fort mirë.

Por kërkesa e Ramës nuk ka asnjë lidhje me gjetjen e vendndodhjes së Ahmetajt, mbasi ai këtu ishte dhe e njoftuan që të largohej një javë para se të lëshonin fletë-arrestin e tij. Kështu që qëllimi nuk është aspak vendndodhja, por është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook.

Ramës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urdhërojë SPAK-un e Partisë të sekuestrojë valët e RFI, Radios Ndërkombëtare të Francës, që bash ditën e Samitit Europian denoncoi lidhjet e Ramës me drogën” – shkruan Berisha.

Më herët u njoftua se SPAK i ka kërkuar Facebook që të identifikoje vendin nga Ahmetaj futet në Facebook me qëllim për ta lokalizuar atë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI