Flash

Çfarë paralajmëron opozita? Bardhi: Jemi drejt vendimeve ekstreme!

Lapsi.al 17 October 2023
Çfarë paralajmëron opozita? Bardhi: Jemi drejt vendimeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas mbledhje se deputeteve të opozitës.

Bardhi është shprehur se nëse mazhoranca do të vazhdojë më sulmet dhe tentativat për të eliminuar opozitën do të përballet me pasoja të rënda.

"Përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje iniciative të deputetëve të opozitës dhe që nuk merren në shqyrtim as nga komisioni parlamentar dhe prej kohësh janë përshirë në programin e punës pa pasur një ditë të shqyrtimit të tyre.

Brenda një jave si në asnjë rast tjetër në historinë e parlamentarizmit në 32 vite janë rrëzuar tre kërkesa për komision hetimor duke mohuar an këtë mënyrë 45 deputetëve të drejtën që ja jep Kushtetuta.

Këtë të enjte me urdhër politik të Ramës opozitës ju mohua e drejta që të caktoi anëtarët që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore, edhe pse gjatë dy viteve kemi pritur për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR nëpërmjet një komisioni të posaçëm bipartizan që është një traditë për parlamentin, për herë të në këto 32 vite mazhoarnca ika hequr të drejtën shumicës dërrmuese të opozitës të caktoi bashkëkryetarin dhe anëtarin në komisioni e reformës zgjedhore. në këto kushte opozitës i janë mohuar të gjitha të drejtat q ja njeh kushtetuta duke i mbyllur çdo rrugë institucionale të funksionimit në parlament.

I kërkoj dhe një herë mazhorancës që të kthehet në rrugën e drejtë dhe kushtetutshmërisë, nuk është vullneti ynë të bllokojmë punën e parlamentit. vendimmarrja e Ramës me një tentativë të qartë për të eliminuar opozitën po na dërgon drejtë vendimeve ekstreme, nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do të marrësh mbrapa dhe pasojat" tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI