Flash

Sanksione për Serbinë, presidentja e KE: Të presim njëherë hetimet

Lapsi.al 16 October 2023
Sanksione për Serbinë, presidentja e KE: Të presim

Presiendetja e KE, Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz janë pyetur në konferencën për mediat nëse do të ketë sanksione apo jo për Serbinë pas sulmit terrorist serb në veri të Kosovës.

Njëzëri ata dënuan këtë sulm, por nuk folën për sanksione ndaj Serbisë. Ursula von der Leyen theksoi se në fillim kërkon përfundimin e hetimeve për ngjarjen pastaj do të ketë vendimmarrje.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kancelari gjerman.

"Thjesht do të thoja shkurt që ne e dënojmë vërtetë sulmin që ndodhi në Kosovë. Është diçka që shumë nuk do e pranojnë kurrë, është diçka shumë e qartë që BE dhe të gjitha vendet dhe Gjermania janë shumë të qartë në atë pikë. Gjithashtu ne kërkojmë që të ketë një bashkëpunim midis vendeve që suportojnë këto hetime. Është shumë e rëndësishme, jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë. Mendoj të shtoj se situata e zhvillimit të paqes në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për mirëkuptimin e të gjitha vendeve dhe do të funksionojnë nëse nuk janë të ndjekura nga e shkuara por shikojnë drejt së ardhmes. Kjo është arsyeja që ne suportojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bulgarinë. Kjo është çështja që ne jemi duke punuar. Në çështjen Kosovë- Serbi ka shumë pika që duhet të arrihen," tha Scholz.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI