Flash

Lubonja: Procesi i Berlinit ka dështuar, vetëm mban gjallë utopinë

Lapsi.al 16 October 2023
Lubonja: Procesi i Berlinit ka dështuar, vetëm mban gjallë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Procesi i Berlini ka dështuar në këto 10 vite të fundit. Duke folur nga studio e “Open” në News24, ai tha se mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, është zhvillim pozitiv në aspektin që "mban gjallë utopinë në Europë".

Ai thotë se kjo utopi na ndihmon për të ecur drejt një drejtimi, atë të Europës. Por shton se nga ana tjetër ka shumë problematika, sepse prej vitit 2014 e deri sot, nuk ka ndodhur asnjë hap para. Sipas tij kjo tregon se ka një dështim të Europës, për ta tërhequr këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor nga vetja.

“Gjeja pozitive për mua është se mban gjallë utopinë në Europë, vështrimin për nga ecim. Një Shqipëri e larguar nga Europa qoftë dhe propagandistikisht është problematike, pra të mbash lidhjen me Europën, prapë është më mirë se të thuash që nuk e duam Europën se duam diçka tjetër. Por është utopi, na ndihmon për të ecur drejt një drejtimi.

Ana negative është se bëhet kaq shumë propagandë për Europën, se çfarë thuhet dhe diskutohet aty dhe cila është problematika… për mua problematika është shumë e madhe, sepse mjafton të kesh parasysh që nga 2014 deri në 2023, nuk ka ndodhur asnjë hap para, por pas. Të paktën në raportet e shqiptarëve me Serbinë.

Tregon se këtu ka një dështim të Europës, për ta tërhequr këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor nga vetja, këtu ka dështim. Duhet të bëhet një Samit ‘pse kemi dështuar’. Rama nuk foli fare për Kosovën, nuk po hyj në dështimet e brendshme që kanë të bëjnë me demokracinë, që po ashtu u vunë në dukje nga zëri i kryeministrit grek, i cili kërkoi që Beleri të betohet, sepse kjo është në normat europiane.

Nëse është puna për t’u mburrur, kini parasysh se Berisha në kohën e tij na futi në NATO, hoqi vizat, erdhi dhe Bushi, por kur erdhi Rama, Shqipëria ishte një vend ku nuk mund të jetoje si i ndershëm. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për qeverisjen e Ramës. Dështim i procesit të Berlinit këto 10 vjet”, - u shpreh Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

Sulm me armë në Bruksel, 2 të vrarë

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e kësaj të hëne. Agjencia e lajmeve AFP raporton se sulmuesi është ende i lirë. Një zë...

21:17

Macron mbërrin në Shqipëri

Emanuel Macron mbërrin në Tiranë në atë që shënohet si vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Shqipëri. Ai është pritur në Rinas nga zv.kryeministrja...

20:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI