Flash

Shqiptari tenton t’i ikë policisë italiane, bie nga dritarja e katit të tretë

Lapsi.al 15 October 2023
Shqiptari tenton t’i ikë policisë italiane, bie nga dritarja e

Tenton t’i ikë policisë italiane, por bie nga kati i tretë. Bëhet fjalë 30-vjeçar shqiptar i cili është shtruar në spitalin e Triestes pas rënies nga dritarja e hotelit ku po qëndronte. Mediat italiane shkruajnë se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër dëbimi për shkak të përfshirjes së tij në një vjedhje. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur. 

Episodi ndodhi në natën midis të shtunës dhe të dielës rrugën “Geppa” pranë stacionit të trenit të qytetit. ANSA raporton se shqiptari u rrëzua për t'i shpëtuar kapjes nga policia dhe ka mbetur i plagosur. Është ende e paqartë nëse shqiptari u hodh apo u rrëzua nga dritarja e “Hotel Italia”. Mediat italiane shkruajnë se ishte një punonjës i hotelit që e identifikoi personin e kërkuar nga policia në mesin e të klientëve ndaj menjëherë i është telefonuar policisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa efektivë. Në përpjekje për t'i shpëtuar kapjes, 30-vjeçari është ngjitur në dritaren e dhomës në katin e tretë dhe ka hipur në parvaz. Pas rrëzimit ai u dërgua me urgjencë në spital. Sipas të njëjtave burime, fillimisht u duk se shqiptari ishte në gjendje të rëndë, por nga analizat e bëra rezultoi se ai ka pësuar vetëm thyerje, si ajo e hundës në rënie, si dhe lëndime të lehta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI