Flash

Përmbysje e papritur në Athinë, Mitsotakis humbet bashkinë

Lapsi.al 15 October 2023
Përmbysje e papritur në Athinë, Mitsotakis humbet bashkinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Greqi ka dhuruar një surprizë të madhe në Athinë. Kur janë numëruar mbi 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.

“Protothema” shkruan se ajo që ka ndikuar në këtë fitore surprizë të Dukas është abstenimi i madh i shumë qytetarëve dhe mosdalja e shumë votuesve në zgjedhje. Pak para orës 20:00 të së dielës, kompania “Sigular Logic” që publikon të dhënat tha se beteja në Athinë tashmë ishte vendosur. Mediat greke shkruajnë se menjëherë pas daljes së rezultateve, Bakojanis pranoi humbjen e tij.

Ai tha se e uroi Dukas në telefon dhe shtoi se ai dhe ekipi i tij janë në dispozicion të kryebashkiakut të sapozgjedhur. Ai po ashtu deklaroi se siç ishte zotuar edhe para zgjedhjeve do të vijojë të bëjë opozitë për problemet lokale të bashkisë. “Faleminderit të gjithë ekipit tim për garën e mrekullueshme që u luajt. Unë jam përgjegjësi i vetëm për rezultatin. Unë po largohem me kokën lart..." – tha Bakoyanis.

Edhe Doukas bëri komentet e para pas fitores.

“Sot Athina foli. Dua të falënderoj nga zemra njerëzit e Athinës për nderin që më kanë bërë. E di përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër. Dua të falënderoj nga zemra miqtë, partnerët dhe të gjithë qytetarët që arritën të pamundurën. Ne mund ta ndryshojmë Athinën dhe ta bëjmë atë siç ëndërrojmë” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI