Flash

Kurti dhe Brnabiç nesër në Tiranë/ Rama: Nuk është vendi për takim Kosovë - Serbi

Lapsi.al 15 October 2023
Kurti dhe Brnabiç nesër në Tiranë/ Rama: Nuk

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh të hënën në Tiranë krerët e vendeve të BE-së dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Prania në tryezë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Brnabiç dukej si një mundësi për afrimin mes palëve, por kryeministri Edi Rama ia mbyll derën një zhvillimi të tillë. Sipas tij ky nuk është vendi për takime për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

“Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punës së liderëve, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme, që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE” – tha Rama.

Deklaratën ai e bëri i pyetur gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi pasditen e së dielës në Tiranë  me Presidenten e Komisionit Eurian, Ursula Von der Leyen. Kjo e fundit foli për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE” – tha Von der Leyen. ©LAPSI.al

Për më shumë informacione ndiqni LAPSI VIDEO

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI