Flash

Humbi Athinën dhe Selanikun/ Reagon Mitsotakis: Nuk është një natë e mirë

Lapsi.al 15 October 2023
Humbi Athinën dhe Selanikun/ Reagon Mitsotakis: Nuk është

Greqia mbajti këtë të diel raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për ato bashki që nuk arritën dot të zgjidhnin dot kryetarët në raundin e parë. Dhe rezultatet nuk janë aspak të mira për kryeministrin Kyriakos Mistotakis. Kandidatët e partisë së tij “Demokracia e re” nuk u konfirmuan as në Athinë dhe as në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit.

Surpriza më e madhe ishte në Athinë ku kryebashkiaku në detyrë Kostas Bakojanis u mund nga Haris Doukas, një kandidat i mbështetur nga PASOK. Edhe në Selanik, u shpall fitues i balotazhit me 67% të vitave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria. Pas daljes së këtyre rezultateve ka reaguar menjëherë kryeministri, Mitsotakis.

“Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për “Demokracinë e re, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t'i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv”, - theksoi kryeministri grek.

“Qeveria duhet t'i ketë këmbët fort në tokë”, - theksoi ai, duke iu referuar mesazheve politike që dhanë kutitë e votimit. “Më lejoni t'ju kujtoj se në zgjedhjet nacionale u duk forca e të gjitha partive. Kishte një kundërpërgjigje forcash kundër Demokracisë së re”, - shtoi ai, duke vënë në dukje pjesëmarrjen veçanërisht të ulët.

“Unë do të them vetëm një gjë. Qeveria duhet të luftojë me të gjitha forcat e saj me theks në axhendën e saj reformuese. Për ata që nxitojnë të festojnë, më lejoni t'ju kujtoj se para disa muajsh patëm zgjedhje kombëtare në të cilat forca e partive u regjistrua me qartësi absolute”, - tha kryeministri grek, duke përfunduar: “Qeveria është këtu për të punuar me ta”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI