Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

PRAG LUFTE/ Izraeli: Spitalet palestineze të Gazës kanë 2 orë për t’u boshatisur

Lapsi.al 13 October 2023
PRAG LUFTE/ Izraeli: Spitalet palestineze të Gazës kanë 2

Operacioni ushtarak i Izraelit ndaj Rripit të Gazës duket se është shumë i afërt. Ushtria izraelite dha në mëngjes një urdhër evakuimi për 1.1 milionë banorë të veriut të Gazës, të cilët do të duhet të lëvizin në jug brenda 24 orëve. Autoriteti i Hamasit për Çështjet e Refugjatëve ka ftuar banorët në Rripin verior të Gazës që të qëndrojnë në shtëpi "dhe t'i rezistojnë luftës psikologjike të bërë nga pushtimi izraelit". Në mbrëmje Izraeli i dha një ultimatum edhe spitalit Al Aëda në Rripin e Gazës se ka vetëm 2 orë për evakuim. Organizata “Mjekët pa kufij” tha se e ka të pamundur të kryejnë një gjë të tillë pasi stafi është ende duke trajtuar pacientët.

“Ne e dënojmë pa mëdyshje këtë veprim, gjakderdhjen e vazhdueshme pa dallim dhe sulmet ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza. Ne po përpiqemi të mbrojmë stafin dhe pacientët tanë” – thuhej në një reagim të “Mjekët pa Kufij” në një mesazh në Twitter.

Ultimatumi i Izraelit për evakuim masiv është dënuar edhe nga Bashkimi Europian dhe Turqia. Edhe Kombet e Bashkuara kanë bërë një apel të fortë për Izraelin që të anulojë vendimin. Rreth 6 mijë bomba kanë rënë në Gaza në 6 ditë duke shënuar të paktën 1500 të vrarë. Në Izrael ndërkohë numri i viktimave llogaritet në 1300.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken udhëtoi për në Jordani pas Tel Avivit dhe në mbrëmje do të jetë në Katar. Sot liderët e BE-së kanë deklaruar se janë në gatishmëri për atë që ka marrë emrin si “e premtja e zemërimit”. Ndërkohë në Liban ka pasur një takim mes sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut dhe ministrit të Jashtëm iranian. Ndërsa Arabia Saudite po ngrin planet e mbështetura nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Lajmin e konfirmuan dy burime të afërta me Riadin për agjencinë Reuters. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI