Flash

Rezoluta për sulmin në Banjskë/ Të gjitha akuzat e Ramës për Albin Kurtin (VIDEO)

Lapsi.al 12 October 2023
Rezoluta për sulmin në Banjskë/ Të gjitha akuzat e

Nga rezoluta e parlamentit të Shqipërisë që bashkoi socialistë dhe demokratë për sulmin terrorist të Banjskës, pritej që të mbështetej pa asnjë kompleks rezoluta që miratoi parlamenti i Kosovës në datën 28 Shtator, për të njëjtën ngjarje. Kjo mbështetje është e shkruar tekstualisht në një paragraf të dokumentit, por serish nuk mund të thuhet se parlamenti i Shqipërisë ishte i qartë në qëndrimin për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Sepse në rezolutën e Kosovës atë që ndodhi në 24 shtator i referohet si “sulm terrorist, i organizuar nga Republika e Serbisë”, ndërsa parlamenti i Shqipërisë e quan “sulm të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë”.

Ky detaj, i vogël në dukje është shprehje e dy qasjeve të ndryshme të Kosovës dhe te Shqipërisë në raport me rolin e Serbisë mbi aktin terrorist.

Por shprehja më e mirë e kësaj diference mes dy parlamenteve ishte fjalimi që kryeministri Rama mbajti në parlament.

Lexo edhe: Sulmi terrorist në Kosovë/ Dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare

Lexo edhe: Rama, kritika me gjysëm zëri Serbisë për nderimin e terroristëve

Lexo edhe: Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

Për 1 ore e gjysëm, Rama foli per amanetin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, varrin e Ibrahim Rugovës, burgosjen e Hashim Thaçit, heroizmat e Ramush Haradinajt dhe viktimat e Millosheviçit dhe të Enver Hoxhës, kaloi madje edhe ne krahasimet e konfliktit mes palestinezeve dhe izraelitevem por iu përvodh dënimit të aktit terrorist nga Serbia.

Në vend të kësaj u mor me opozitën në Shqipëri, me qeverinë në Kosovë dhe me opinionin publik që nuk bie dakort për marrëveshjet e tij me Serbinë dhe sinkronizimin qe shfaq me Vuçiçin.

Opozitës shqiptare iu referua si "planeti non grata", ndërsa qeverinë e Kosovës e akuzoi se vrasjen e policit Afrim Bunjaku e shfrytëzoi për përfitime elektorale, duke u shprehur se "nuk ka asnjë shans" që Shqipëria "t'u mbajë iso" kryeministrave të Kosovës. Për këto qëndrime të Ramës në raport me Albin Kurtin dhe qëndrimin që mbajti ai pas sulmeve në Banjskë mund ta ndiqni më poshtë:

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI