Flash

Blinken: Sa kohë ekziston Amerika, mos e mendoni të sulmoni Izraelin

Lapsi.al 12 October 2023
Blinken: Sa kohë ekziston Amerika, mos e mendoni të sulmoni Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjendet në Izrael në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për këtë vend që përgatitet t’i përgjigjet sulmeve vdekjeprurëse të grupit militant Hamas. Ai konfirmoi se gjatë sulmeve janë vrarë të paktën 25 shtetas amerikanë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, gjatë takimeve të nivelit të lartë, Sekretari Blinken po informohet nga zyrtarët izraelitë për nevojat që ka vendi ndërsa përpiqet të lirojë pengjet e marra nga Hamasi, të rifitojë kontrollin e kufirit me Gazën dhe të shkatërrojë kapacitetet operacionale të Hamasit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po viziton Izraelin në shenjë solidariteti.

Në një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu, Sekretari Blinken njoftoi se Uashingtoni po punon nga afër me Izraelin për të siguruar lirimin e personave të marrë peng nga Hamasi. Sekretari Blinken bëri thirrje për marrjen e të gjitha masave për të shmangur goditjen e civilëve, dhe dha një mesazh të qartë mbështetjeje për Izraelin.

“Populli i Izraelit është krenuar prej kohësh dhe me të drejtë për mbështetjen tek forcat e tyre për t’u mbrojtur, edhe kur shanset nuk kanë qenë të mira. Mesazhi që i sjell Izraelit është ky ‘Mund të jeni të fortë mjaftueshëm që të mbroheni, por për sa kohë që ekziston Amerika, nuk do t’ju duhet kurrë të jeni të vetëm. Do të jemi gjithmonë përkrah jush’”, tha Sekretari Blinken.

Ndërkaq banorët në kibucin Masada, në veri të Izraelit, u fshehën nëpër strehime nëntokësore pasi ranë sirenat e alarmit, pasi ushtria izraelite njoftoi fillimisht për sulme ajrore nga Libani drejt Izraelit.

Nga Uashingtoni, Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi se ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare po punojnë natë e ditë për konfliktin dhe se së bashku me Nënpresidenten Kamala Harris pati biseduar sërish të mërkurën me Kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Në këtë moment, duhet të jemi tepër të qartë. Nuk ka justifikim për terrorizmin, asnjë justifikim, dhe lloji i terrorizmit që u shfaq është i papranueshëm. Siç e thashë edhe dje, angazhimi im ndaj sigurisë së Izraelit dhe popullit hebre është i palëkundur”, deklaroi Presidenti Biden.

Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe se është i shqetësuar për një shtrirje të mundshme të konfliktit në rajon.

“Jam i shqetësuar për shkëmbimin e zjarrit rishtazi përgjatë Vijës Blu dhe për sulmet e raportuara nga Libani jugor. I bëj thirrje të gjitha palëve, dhe atyre që influencohen nga këto palë, të shmangin çdo përshkallëzim dhe shtrirje të mëtejshme”, tha zoti Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri gjithashtu thirrje që Hamasi të lirojë të gjitha pengjet izraelite, duke theksuar se civilët duhet të jenë gjithnjë të mbrojtur dhe se duhet të zbatohet ligji ndërkombëtar humanitar. Ai tha se deri më tani rreth 220 mijë palestinezë strehohen në 92 objekte të OKB-së në mbarë Gazën, dhe se nuk duhet të goditen premisat e OKB-së, shkollat, spitalet dhe klinikat.

Gjatë të mërkurës pasdite, Presidenti Biden mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me udhëheqësit e komunitetit hebraik për të shprehur ngushëllimet e tij dhe mbështetjen e palëkundur për Izraelin pas sulmeve terroriste të Hamasit./VOA

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI