Flash

Teoria/ Në sistemin tonë diellor ka edhe një planet të 9-të

Lapsi.al 10 October 2023
Teoria/ Në sistemin tonë diellor ka edhe një planet të

Toka, planeti ku jetojmë është pjesë e Sistemit Diellor, i cili përbëhet nga një grup trupash qiellorë që rrotullohen rreth Diellit. Sistemi ynë është pjesë e Rrugës së Qumështit, një galaktikë që përfshihet në "Universin e vëzhgueshëm" apo ndryshe hapësirën që mund të shihet nga njeriu. Deri më tani mendohej se kishte 8 planetë në sistemin tonë planetar, por ndoshta nuk është kështu. Ka teoricioenë që thonë se mund të jenë 9 të tillë.

Kjo teori është formuluar nga fizikanët teoricienë Harsh Mathur, nga Universiteti Case Western Reserve dhe Katherine Brown nga Kolegji Hamilton. Në studimin e tyre të botuar në “The Astronomical Journal” studiuesit thonë se provat për ekzistencën e një planeti të 9-të në Sistemin Diellor mund të ekzistojnë, bazuar edhe në teorinë Mond, një version i modifikuar i ligjeve të gravitetit të formuluara nga Isaac Newton, i zhvilluar për të kuptuar rrotullimin e galaktikave.

Hipoteza bazohet në supozimin se ligji i Njutonit është i vlefshëm deri në një pikë të caktuar. Kjo do të thotë, kur nxitimi gravitacional bëhet shumë i vogël, graviteti fillon të sillet ndryshe. Deri më tani kjo teori është përdorur si një hipotezë alternative për ekzistencën e materies së errët, materies misterioze dhe të padukshme që ndikon tek graviteti, por nuk lëshon dritë. 

Dy fizikanët teoricienë kanë filluar të aplikojnë teorinë Mond në studimin e pjesës së jashtme të Sistemit Diellor që në vitin 2016-të. Që atëherë ata filluan të vërejnë anomali që sipas tyre mund të shpjegohen vetëm me ekzistencën e një planeti të 9-të.  Të dy studiuesit pranojnë, megjithatë, se kanë punuar në një sasi të vogël të dhënash dhe se çdo mundësi tjetër mund të jetë e saktë.

Ka ende shumë punë për të bërë përpara se të vërtetohet ose rrëzohet hipoteza e planetit të nëntë, por pavarësisht nga rezultati, Brown thotë se “kjo punë thekson potencialin e sistemit të jashtëm diellor për të shërbyer si një laborator për testimin e gravitetit dhe studimin e problemeve themelore të fizikës”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI