Flash

Dalin PAMJET/ Si u rrethua resorti luksoz i Gëzim Çelës në Fushë Kuqe

Lapsi.al 9 October 2023
Dalin PAMJET/ Si u rrethua resorti luksoz i Gëzim Çelës në

Mediat kanë publikuar pamjet e momentit kur forcat RENEA kanë blinduar zonën e Fushë Kuqes në Laç. Ato kanë rrethuar banesën dhe resortin luksoz të Gëzim Çelës të njohur me nofkën baron i drogës. Policia zhvilloi kërkime të shumta, por nuk mundi ta gjente.

Në operacionin e organizuar nga policia dhe SPAK të koduar “Flakë në det” ra në pranga shefi i policisë së Laçit, Dritan Metaj, pasi rezultonte se mbështeste grupin e strukturuar kriminal. Në kërkim u shpall Gëzim Çela dhe bashkëpunëtorët e tij Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Gëzim Çela është i dënuar me 20 vite burg për drogë dhe prostitucion.

Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur u një laborator droge u gjet në banesën e tij. Ai kishte krijuar lidhje në Kosovë e SHBA për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë e më tej, në vendet e BE. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI