Flash

Zveçla nxjerr dokumentet: Në sulmin e Banjskës, i përfshirë edhe shoku i djalit të Vuçiç

Lapsi.al 8 October 2023
Zveçla nxjerr dokumentet: Në sulmin e Banjskës, i

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla ka njoftuar se në vendin ku grupi terrorist sulmoi policinë e Kosovës para dy javësh është gjetur dokumenti personal dhe vetura e Milorad Jevtiç. Sveçla thotë se ai si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, në 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiçit në Kosovë, ai kishte qenë me të në makinë.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic, gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë”, - shkroi Sveçla në Facebook.

Milorad Jevtiq, thotë ministri, “është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”. Sveçla tha se “mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi”, - shkroi Sveçla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në fshatin Risili në Vlorë

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat me ullinj të fshatit Risili në qytetin bregdetar të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se zjarri ka përfshirë ...

15:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI