Flash

Shkëputet ashensori në pallatin në ndërtim në Tiranë, vdes një 58-vjeçar

Lapsi.al 8 October 2023
Shkëputet ashensori në pallatin në ndërtim në

Humb jetën një 58-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasi një ashensor tek ish-Fusha e Aviacionit si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin e nëndheshëm.

Mësohet se viktima ishte denoncuar në polici si i larguar nga banesa nga familjarët.

“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, tek ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, njofton zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI