Flash

PAMJET/ Mbërrin në Rinas një avion me shqiptarë të evakuuar nga Izraeli

Lapsi.al 8 October 2023
PAMJET/ Mbërrin në Rinas një avion me shqiptarë të

Ka mbërritur në vendin tonë një avion me shqiptarë të gjendur në mes të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Pasditen e kësaj të diele, në aeroportin e Rinasit është ulur avioni i një kompanie shqiptare. Ky avion charter ishte nisur nga aeroporti Tel Avivit, “Ben Gurion”.

"Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë.

Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani. Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre" - thuhet në njoftimin e MEPJ.

Fluturimi është kryer në koordinim me ambasadën shqiptare në Izrael dhe autoritetet vendase. Fluturimi ishte shumë kompleks për shkak se shumë kompani kanë nisur anulimet e udhëtimeve drejt Izraelit apo nga aeroportet e këtij vendi.

Më herët, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe njoftoi se prej 48 orësh, ka qenë në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

“Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë” – tha ambasadorja që apeloi për anulim të fluturimeve të atyre që kanë planifikuar të shkojnë në këtë vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në fshatin Risili në Vlorë

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat me ullinj të fshatit Risili në qytetin bregdetar të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se zjarri ka përfshirë ...

15:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI