Flash

FOTO/ Një transgjinore fiton Miss Portugalia

Lapsi.al 8 October 2023
FOTO/ Një transgjinore fiton Miss Portugalia

Një grua transgjinore ka fituar për herë të parë konkursin e bukurisë Miss Portugalia. Ajo do të konkurrojë me një grua tjetër transgjinore për titullin Miss Universe në El Salvador. Marina Machete, një stjuardesë 28-vjeçare, fitoi titullin në aktivitetin e zhvilluar në Borba, në rajonin juglindor të Evora.

“Krenare që jam gruaja e parë trans që konkurron për titullin e Miss Universe Portugali. Për vite me radhë nuk munda të merrja pjesë dhe sot jam krenare që jam pjesë e këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, - shkroi ajo në rrjetet sociale.

Në korrik, holandezja 22-vjeçare Rikkie Kolle u bë gruaja e parë transgjinore që fitoi titullin Miss Holanda. Machete dhe Kolle do të pasojnë spanjollën Angela Ponce, e cila u bë kandidatja e parë transgjinore për titullin Miss Universe në vitin 2018. ©LAPSI.al

Fotogallery - Miss Portogallo, donna transgender vince il concorso di bellezza - foto 1

Flight attendant makes history as first trans Miss Portugal winner

Fotogallery - Miss Portogallo, donna transgender vince il concorso di bellezza - foto 2

Fotogallery - Miss Portogallo, donna transgender vince il concorso di bellezza - foto 3

Fotogallery - Miss Portogallo, donna transgender vince il concorso di bellezza - foto 4

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI