Flash

FOTO/ Flamuri izraelit ngrihet në qendër të Tiranës, reagon Rama

Lapsi.al 8 October 2023
FOTO/ Flamuri izraelit ngrihet në qendër të Tiranës, reagon

Një flamur i madh i Izraelit është projektuar mbrëmjen e së dielës në fasadën e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza” në qendër të Tiranës. Autoritetet e kanë vendosur këtë si shenjë e shprehjes së mbështetjes për qeverinë e Tel Aviv-it pas sulmeve të përgjakshme të militantëve të Hamasit të nisura mëngjesin e së shtunës. Disa foto i ka publikuar në rrjetet sociale edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Shqipëria qëndron me IZRAELIN. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

May be an image of lighting

Qeveria shqiptare ka mbajtur që në fillim krahun e Izraelit. Edhe të shtunën Rama dënoi sulmet ndaj këtij vendi.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin” – shkroi Rama në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në fshatin Risili në Vlorë

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat me ullinj të fshatit Risili në qytetin bregdetar të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se zjarri ka përfshirë ...

15:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI