Flash

VIDEO/ Serbët përndjekin ambasadorin amerikan rrugëve të Beogradit

Lapsi.al 8 October 2023
VIDEO/ Serbët përndjekin ambasadorin amerikan rrugëve të

Ndryshe nga çfarë i ndodh ambasadorëve amerikanë të Tiranës, të cilët kudo që shfaqen në Shqipëri trajtohen si yje të shoëbizz, një shëtitje në rrugët e Beogradit për ambasadorin amerikan mund të shndërrohet në një eksperiencë të hidhur, në kufijtë e përndjekjes dhe poshtërimit.

Edhe nëse ai ka kërkuar falje për bombardimet e vitit 1999 siç ka bërë Kristofer Hill. Gjatë një ecjeje me të shoqen në Beograd, Hill është ndjekur nga disa gra që e quanin "vrasës" dhe që e filmonin ndërsa ambasadori dhe e shoqja nxitonin të largoheshin.

 “Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja. Vrasësi i fëmijëve. Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë, populli serb është me Rusinë”, kanë qenë disa nga fjalët drejtuar ambasadorit.

https://www.youtube.com/watch?v=5fhMlSK1oYQ&ab_channel=UNSUjedinjeninarodSrbije

Kohët e fundit SHBA po shpreson që Serbia të shkëputet nga ndikimi rus dhe të kalojë në anën e aleancës perëndimore. Si pjesë e kësaj strategjie, Kris Hill ka tentuar të jetë një avokat i qëndrimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në raport me Kosovën.

Të këshilluara

Tullumbacet me azot, 3 të arrestuar në Fier

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot në Fier. Dyshohet se ai e kishte blerë tullumbacen me lëndën e dëmshme në n...

11:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI