Flash

Vuçiç: S’mund ta ekstradoj Radoiçiçin sepse nuk e njohim Kosovën

Lapsi.al 7 October 2023
Vuçiç: S’mund ta ekstradoj Radoiçiçin sepse

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se s’mund ta ekstradojë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiçin sepse Beogradi nuk e njeh Kosovën. Ndërsa theksoi se Radoiçiç ishte ishte aleat i ngushtë i tij, por jo mik.

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për “Sky News”.

I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi ka planifikuar sulmin në Banjskë, presidenti i Serbisë thotë se “është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin”.

“Kush do të besojë se në fakt është ndryshe, pothuajse askush”, tha Vuçiç.

Presidenti Vuçiç u shpreh se pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por që Beogradi nuk ua ka shitur atyre.

“Ata djem që ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shprehu bindjen se është e lehtë të gjesh armë dhe jo vetëm në tregun e zi.

“Njerëzit gjithmonë do t’i mbështesin njerëzit që duan të mbrojnë, sepse nga këndvështrimi ynë, nga këndvështrimi i serbëve, ajo është pjesë e Serbisë, sipas Kushtetutës sonë Prandaj them që nuk është diçka që lejohet, por them që nuk është aq e vështirë”, tha Vuçiç.

Ai foli për Sky news edhe për Milan Radoiçiçin, të cilin autoritetet e Prishtinës e cilësuan si lider të një “grupi terrorist” dhe i cili akuzohet nga autoritetet në Serbi për disa krime në lidhje me ngjarjet në Banjskë.

“Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe. Ai është akuzuar, ishte një krim i madh, i madh”, theksoi Vuçiç.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiçin në Prishtinë, ai u përgjigj me pyetje: “A po tallesh me mua apo çfarë?” Po ju pyes sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet.”

Të këshilluara

Tullumbacet me azot, 3 të arrestuar në Fier

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot në Fier. Dyshohet se ai e kishte blerë tullumbacen me lëndën e dëmshme në n...

11:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI