Flash

Rilindja në mbrojtje të Rrajave, akuzohen vetëm për plagosje të lehtë dhe kanosje

Lapsi.al 7 October 2023
Rilindja në mbrojtje të Rrajave, akuzohen vetëm për plagosje

Anëtarë të fisit Rraja rrahën brutalisht dy kushurinjtë. Pjesëtarët e fisit Rraja dhunuan Bilbil dhe Jashar Majën. Përplasja mes dy fisive ndodhën për shkak të protestave që ndodhnin nga shpërthimet në guroren në pronësi të fisit Rraja.

Në dosjen e prokurorisë, sqarohet se nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor Nr. 1620 të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit Jashar Maja u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbrojtëse, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë s’i pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

“Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1621 të datës 24.07.2023, mësohet se, në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

Ndërsa nëpërmjet te dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor Nr 2017 të datës 18.09.2023, mësohet se, dëmtimet trupore të shtetasit Bilbil Maja, te shkaktuara në datën 06.07.2023, të përshkruara me hollësi në aktin e ekspertimit, janë shkaktuar me mjet te forte mprehëse, nuk janë te rrezikshme për jetën e te dëmtuarit ne momentin e shkaktimit, dhe si te tille janë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjelle si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për pune, në masën mbi nëntë ditë.

Përfundimisht dëmtimet e shtetasve Bilbil e Jashar, Maja janë konsideruar të tilla, që përkojnë me kriterin mjekësor të veprës penale të ‘Plagosje e lehte me dashje’ parashikuar nga neni 89 i K.Penal e ajo është kryer në bashkëpunim pavarësisht rolit dhe për fshirjes në dhunë të secilit prej pjesëmarrësve dhunues.”, thuhet në dosje.

ARSYETIMET E PROKURORISË PËR ZBUTJEN E AKUZËS

Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Lala për BW, thuhet se “gjatë ngjarjes në fjalë shtetasit Flamur dhe Xhelal Rraja, duket se kane përdorur sende që nuk mund t’i konsiderosh si armë zjarri, vetëm për shkak të formës së tyre, te pasqyruar në pamjet e regjistruara apo te stampuara në pamjet fotografike.

Sendet në fjalë, nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes, apo edhe pas saj, e si objekte materiale, që në vetvete përmbajnë elemente të veprës penale velem në rastin kur konkludohet nga ekspertë të fushës se ata plotësojnë kushtet teknike të armëve të zjarrit. Në mungesë të tyre, nuk mund të vërtetohet fakti kriminal se ato, por edhe të tjerë, plotësojnë kushtet teknike të armëve të zjarrit, apo të ftohtë, por mungesa e një fakti të tille, nuk vë në dyshim bindjen e krijuar tek viktimat e veprave penale, se ato ishin arme të vërteta dhe janë përdorur për të goditur ata, por edhe ju janë drejtuar të dëmtuarve, duke i kanosur seriozisht ata.”, thuhet më tej në dosje.

Ndër të tjera në dosjen e organit të akuzës thuhet se “shkak për ngjarjen e mësipërme është bërë një konflikt që ka filluar nga shfrytëzimi i gurores në pronësi të fisit Rraja dhe që punimet e kryera për nxjerrjen e materialit inert, nëpërmjet shpërthimeve me eksploziv janë bërë shqetësim për banorët e zonës. Për shkak të shqetësimeve të krijuara ata janë drejtuar institucione të ndryshme për të ndërhyrë në eliminimin e tyre, por nuk është arritur në zgjidhje të tillë.

Veprimet e kryera në bashkëpunim, nga te gjithë personat nën hetim, te regjistruara e të pasqyruara në rrjetet sociale, kanë mbështetur qëllimin e tyre për t’u mbyllur gojën për çdo iniciativë denoncuese jo vetëm viktimave te veprave penale, Bilbil e Jashar Maja, por edhe banorëve të tjerë të zonës.”./Panorama

Të këshilluara

Tullumbacet me azot, 3 të arrestuar në Fier

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot në Fier. Dyshohet se ai e kishte blerë tullumbacen me lëndën e dëmshme në n...

11:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI