Flash

Tentuan të kalojnë armë nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

Lapsi.al 6 October 2023
Tentuan të kalojnë armë nga Shqipëria në Greqi,

Policia Kufitare ka parandaluar një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe municion, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Vihen në pranga drejtuesi i automjetit, me të cilin do të trafikoheshin armët e zjarrit dhe municioni, si dhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

U Sekuestruan 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, krehra të armëve të zjarrit dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë kufitare Kapshticë:

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe municion, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Vihen në pranga drejtuesi i automjetit, me të cilin do të trafikoheshin armët e zjarrit dhe municioni, si dhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Sekuestrohen 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, krehra të armëve të zjarrit dhe një sasi municioni luftarak.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe krimeve të tjera kufitare, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria drejt Greqisë. Si rezultat i bashkëpunimit me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Xh. H., 41 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit") dhe M. V., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në bazë të analizës së riskut shërbimet e Policisë Kufitare përzgjodhën për kontroll në vijë të dytë automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin Xh. H. dhe pasagjer 40-vjeçarin. Gjatë kontrollit me skaner u krijuan dyshime se në sediljen e prapme të automjetit ishin fshehur sende të kundërligjshme dhe për këtë arsye efektivët e policisë ushtruan kontroll më të detajuar ku gjetën 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, 5 krehra me fishekë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI