Flash

Ministri i jashtëm grek tregon ç’ndodhi në takimin me Ramën

Lapsi.al 6 October 2023
Ministri i jashtëm grek tregon ç’ndodhi në takimin me

Kryeministri Edi Rama takoi sot ministrin e jashtëm të Greqisë, Giorgos Gerapetritis i cili ndodhej në Tiranë me rastin e ministerialit të “Procesit të Berlinit”.

Kreu i qeverisë shqiptare nuk dha detaje për takimin duke e kaluar vetëm me dy foto në Facebook ku Rama dukej i qeshur për të dhënë përshtypjen e një takimi miqësor.

Por kreu i diplomacisë greke jep një tjetër panoramë të takimit që duket larg asaj të toneve miqësore. Gazeta “Protothema” publikoi një koment që Gerapetritis dha për gazetarët grekë duke u shprehur se me Ramën ka ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti europian i së drejtës dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, - theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis. Më tej ai tha se me Edi Ramën ka biseduar për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe. Më herët ai u takua edhe me homologun shqiptar, Igli Hasani.

“Jam i informuar si për çështjet që kanë të bëjnë me diasporën, si dhe mbi të gjitha kërkesat për të pasur integritet në procesin e regjistrimit që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, ashtu edhe për punën e madhe arsimore dhe kulturore të kryer”, - nënvizoi ministri i Jashtëm grek në deklaratën e tij. Para përfundimit të vizitës, Giorgos Gerapetritis vizitoi edhe ambasadën greke në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI