Flash

Kultivuan kanabis, shpallen në kërkim dy vëllezër në Shkodër

Lapsi.al 6 October 2023
Kultivuan kanabis, shpallen në kërkim dy vëllezër në

2 vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia pasi kishin kultivuar kanabis afër banesës së tyre. Policia gjeti 70 bimë kanabis në proces tharje, dhe në banesë u gjet një kallashnikov dhe 17 fishekë.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bëjnë të mundur sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov dhe të disa fishekëve, si dhe asgjësimin e 70 bimëve cannabis sativa, në proces tharjeje.

Policia vijon punën për kapjen e 2 vëllezërve, të cilët u identifikuan si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike dhe të posedimit të armës së zjarrit.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se 2 shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, në pronën që kishin në fshatin Vuksanaj.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë kryer kontrolle në banesën e këtyre shtetasve dhe në zonën përreth. Nga kontrollet, në një miniparcelë në afërsi të banesës, u gjetën 70 bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, ndërsa në ambientet e banesës, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u shpallën në kërkim 2 vëllezërit, pronarë të banesës, shtetasit T. M., 29 vjeç dhe F. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Policia vijon punën për lokalizimin dhe për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI