Flash

KFOR forcon radhët, mbërrijnë në Kosovë 200 trupa nga Britania

Lapsi.al 6 October 2023
KFOR forcon radhët, mbërrijnë në Kosovë 200 trupa nga

Kontingjenti i parë prej 200 ushtarëve britanikë ka arritur në Kosovë të premten, ka njoftuar misoni paqeruajtës i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR). Në njoftimin zyrtar thuhet se dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Ushtarët nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit po i bashkohen një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar tashmë në Kosovë. Qeveria rumune të martën (3 tetor) njoftoi se po dërgonte gjithashtu rreth 100 trupa shtesë për të forcuar KFOR-in”, ka njoftuar KFOR-i.

Po ashtu thuhet se ky është hap i matur për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat të cilat i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Dislokimi bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut. NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, një i plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Lushnje. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e unazës, ku dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë mbeti i p...

19:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI