Flash

Ish-deputeti bën të 'fortin' me policët për një gjobë makine, arrestohet

Lapsi.al 6 October 2023
Ish-deputeti bën të 'fortin' me policët për

Policia e Gramshit arrestoi pak ditë më parë Dritan Bicin ish-deputet dhe ish-kryebashkiak i Gramshit. Arrestimi ka ardhur pasi Bici ka kundërshtuar punonjësit e policisë teksa ata po vendosnin gjobë makinës së tij, madje ka tentuar edhe t’i godasë.

Ngjarja

Në datën 29 shtator djali i ish-deputeti kishte parkuar mjetin tip ‘Audi” në vend parkimin e rezervuar për policinë e Gramshit. Në momentin që dy punonjës të Policisë së Rendit janë afruar për ta gjobitur për parkim të gabuar Dritan Bici sëbashku me të birin dhe vëllain janë afruar dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për vendosjen e masës administrative.

Sipas policisë, ish-deputeti ka tentuar të qëllojë edhe shefin e policisë. Ai është vënë në pranga për kanosje të punonjësve të policisë.

Gjykata e Elbasanit e lë të lirë

Por tre ditë më vonë 58-vjeçari është liruar nga Gjykata e Elbasanit dhe ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Dritan Bici më herët ka qenë dhe kryebashkiak i qytetit të Gramshit dhe ka patur dhe incidente të tjera të ngjashme.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, një i plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Lushnje. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e unazës, ku dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë mbeti i p...

19:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI