Flash

Bardhi shpjegon arsyet e shpërthimit ndaj Bashës: Preku kulmin ndaj meje

Lapsi.al 6 October 2023
Bardhi shpjegon arsyet e shpërthimit ndaj Bashës: Preku kulmin ndaj

Deklaratat e forta dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, Gazment Bardhi thotë se erdhën pasi u baltos nga njeriu më i afërt. Ai tha se ka zgjedhur njerëzoren në politikë, përkundër kreut demokrat. Në një intervistë në A2CNN, Bardhi theksoi se ai do të reagojë kur kalohen limitet.

“Do të reagoj një herë pas 10 sulmeve që Basha bën ndaj meje. Kam preferuar të ndjek njerëzoren para anës politikë. Ana njerëzore që unë e kisha perceptuar gabim gjatë kësaj kohe nuk ka vlerë për zotin Basha ambicia politike arrin deri aty sa humb çdo vlerë të njerëzores.

Kam rreth 4 muaj që baltosem me strategji të qartë nga njeriu më i afërt në politikë dhe jam përpjekur të jem i duruar. Kam zgjedhur të bëj reagim vetëm kur kalohet limiti dhe dje kaloi limiti. Nuk mund të vish dhe të më shohësh mua në sy dhe të thuash aleanca e kullave, se Basha e di që është e pavërtetë. Ai e di shumë mirë që ky është mendimi prej kohësh në PD” – tha Bardhi.

Bardhi tregoi edhe bisedën e bërë para një viti me Lulzim Bashën, ku tha se ndanin të njëjtin shqetësim për PD-në, por në mënyrë të beftë ky i fundit sipas tij tha se konflikti ishte rruga e duhur.

“Mund të ketë një vit që i kam shprehur besimin që PD po dobësohet kur shoh që rruga jonë të çon për t’i rënë murit në kokë apo të pretendoj që mund të lëviz murin, unë e di që muri nuk lëviz. Zoti Basha deri në atë periudhë të caktuar ndante të njëjtin shqetësim. Më pas në mënyrë të beftë pretendoi se vijimi i konfliktit ishte rruga e duhur” – tha ai. /a2cnn

LEXO EDHE: Luftë “kullash” në PD/ Bardhi: Basha porositi dy kate në zonën më të shtrenjtë në Tiranë

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI