Flash

“Në dhjetor mund të ketë një lajm shumë të mirë për vendin", për çfarë po flet ambasadori i BE

Lapsi.al 5 October 2023
“Në dhjetor mund të ketë një lajm shumë të

Ambasadori Luigi Soreca ka dhënë disa detaje në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet për herë të parë në një vend jashtë BE, në Shqipëri më 16 tetor.

Në një intervistë për News24, Soreca u shpreh se sa i takon procesit të integrimit të Shqipërisë, Soreca paralajmëroi se nëse Shqipëria vazhdon të japë rezultate, siç ka bërë deri tani, në dhjetor mund të ketë një lajm shumë të mirë për vendin.

“Ka ardhur koha të shmangen çështjet shqetësuese në këtë rrugë deri në dhjetor, në mënyrë që Shqipëria të mund të hapë kapitullin më të rëndësishëm, që është i ashtuquajturi kapitull i çështjeve themelore, i cili është, si të thuash, karburanti që Shqipëria të ecë shpejt drejt procesit të integrimit. Nëse gjatë kësaj periudhe Shqipëria vazhdon të japë rezultate, siç ka bërë deri tani, jam i bindur se në dhjetor mund të ketë një lajm shumë të mirë për vendin”, tha nder te tjera Soreca.

Soreca shtoi se Samiti do japë një sinjal të rëndësishëm të mbështetjes për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Soreca thotë se në fund të Samitit, do të ketë edhe një deklaratë që partnerët e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen zonës unike të pagesës me euro, për të lehtësuar pagesat ndërkufitare.

Të këshilluara

Një 20 vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur me një kallashnikov me bagazhin e makinës së tij, madje ka bërë edhe rezistence ndaj forcave policore, du...

13:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI