Flash

Konsumi i familjeve rritet më pak se sa inflacioni

Lapsi.al 5 October 2023
Konsumi i familjeve rritet më pak se sa inflacioni

Nga Gjergj Erebara

Zyrtarisht Shqipëria njohu rritje ekonomike reale të konsiderueshme prej gati 5% në terma realë dhe mbi 11% në terma nominalë. Megjithatë, kjo rritje ekonomike duket se nuk është konvertuar në rritje të mirëqenies së popullsisë së gjerë, ku konsumi në terma realë duket se ka qenë më i ulët se sa në vitin 2021.

Instituti i Statistikave publikoi të enjten rezultatet e Anketës së Konsumit të Familjeve, një anketë vjetore në të cilën disa mijëra familje mbajnë shënim shpenzimet e tyre të përditshme. Sipas të dhënave të anketës, familjet shqiptare konsumuan vitin e kaluar mesatarisht çdo muaj 67 miliardë lekë mallra e shërbime, ndërsa në vitin 2021, konsumi mujor vlerësohej nga INSTAT në masën 64.73 miliardë lekë. Siç shihet, konsumi total i familjeve shqiptare gjatë vitit 2022 u rrit me 3.5%, në një kohë që Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 6.7%. Diferenca mes këtyre dy shifrave nënkupton rënie në terma realë të konsumit. Me pak fjalë, ndërsa çmimet janë rritur, shqiptarët kanë blerë më pak mallra e shërbime se sa një vit më parë.

Instituti i Statistikave thotë se familja mesatare shqiptare përbëhet nga 3.7 persona anëtarë dhe se kjo familje gjatë vitit të kaluar shpenzoi për konsum 88.367 lekë në muaj. Kjo është 4.5% më e lartë se sa konsumi mesatar i familjes në vitin 2021. Siç shihet, INSTAT raporton konsumin e të gjitha familjeve ose konsumin agregat sipas terminologjisë së ekonomistëve, të rritur me 3.5% ndërsa konsumi mesatar i familjeve si njësi më vete është rritur me 4.5%. Kjo nënkupton rënie të popullsisë së pranishme në vend në periudhën mes dy anketave.

Instituti i Statistikave tashmë prej disa vitesh nuk raporton në të dhënat mbi Anketën e Buxhetit të Familjes të dhëna mbi pabarazinë në konsum. Në raportin e fundit ku është përfshirë një e dhënë e tillë, në vitin 2018, 10 përqindëshi i pasur i popullsisë kishte një konsum mesatar prej 2.4 herë më të lartë se sa 90 përqindëshi i varfër./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI