Flash

Detaje të reja/ Misteri si ndodhi aksidenti me 21 viktima në Itali (PAMJET)

Lapsi.al 4 October 2023
Detaje të reja/ Misteri si ndodhi aksidenti me 21 viktima në Itali

21 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci nga aksidenti tragjik të autobusit që ra nga një mbikalim në Venecia të Italisë. Viktimat janë identifikuar të gjithë. Ata janë 9 shtetas ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, 1 kroat, 2 portugezë, 1 afrikano-jugor dhe shoferi italiane. Autobusi po kthehej në Marghera pasi kishte qenë në Venecia. Mes viktimave është edhe një i porsalindur, një 12-vjeçare dhe një vajzë e mitur.

Automjeti është përplasur pasi preku telat e energjisë elektrike, duke rënë rreth 15 metra. Ndër hipotezat e aksidentit është një sëmundje e papritur e drejtuesit të mjetit, por nuk mund të përjashtohet që shoferi të jetë shpërqendruar gjatë drejtimit të mjetit. Prokuroria Publike e Venecias ka hapur një hetim. Për sa u përket të plagosurve, deri më tani janë identifikuar 13 nga 15 personat e shtruar në spital. Ata janë 5 shtetas ukrainas, 4 gjermanë, 2 spanjollë, 1 kroat dhe 1 francez. 2 të plagosurit e fundit dyshohet se janë shtetas ukrainas dhe gjerman. Dy vëllezër austriakë të moshës 13 dhe 3 vjeç, fëmijë të njërës prej viktimave, u shtruan gjithashtu në spitalin e Trevisos.

4 pacientët e ndërgjegjshëm të shtruar në spitalin Angelo në Mestre "thonë shumë gjëra, kërkojnë informacion për të dashurit që ishin me ta. Ishin familje të tëra, gjyshër, nipër e mbesa, bashkëshortë. Të gjithë pyesin për familjen e tyre" - thotë Chiara Berti, drejtoreshë e spitalit. “Kjo ka ndodhur më pak se 24 orë më parë. Problemi i parë është shëndeti dhe më pas vjen gjithçka tjetër”, - shtoi ajo.

Prokurori i Venecias Bruno Cherchi, duke bërë një bilanc të këtij aksidenti tha se: “Nuk ka shenja frenimi, as kontakte me mjete të tjera. Nuk ka rënë zjarr, as në automjet dhe as ka pasur rrjedhje gazi nga bateria e litiumit që shkaktoi zjarrin". Cherchi shpjegoi gjithashtu se identifikimi i trupave të viktimave është i komplikuar, kështu që mund të përdoret testi i ADN-së.

Dëshmitë përjashtojnë se autobusi i aksidentuar ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi. Për shoferin është urdhëruar autopsia dhe analiza toksikologjike Përveç autopsisë së trupit të Prokuroria Publike e Venecias urdhëroi edhe analizën toksikologjike dhe të alkoolit në gjak. Një akt i domosdoshëm, i cili megjithatë do të shërbejë për të sqaruar më mirë dinamikën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI