Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Banka e Shqipërisë: Kujdes me valutat! Luhatjet do vazhdojnë, inflacioni në rënie deri në 2024

Lapsi.al 4 October 2023
Banka e Shqipërisë: Kujdes me valutat! Luhatjet do vazhdojnë,

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos rrisë sërish normën e interesit për lekun duke i lënë në nivelin 3%.

Sipas guvernatorit, ngadalësimi i rritjes ekonomike, forcimi i lekut dhe hyrja në fuqi e taksave të reja pritet të zbusin kërkesën dhe ulin inflacionin. Edhe kredia është ngadalësuar, ndërsa objektivi mbetet që inflacioni të kthehet në objektiv në mesin e 2024-ës. Rritja e pagave dhe kostove në prodhim do vijojnë të mbahen në monitorim.

“Reduktimi i inflacionit kishte një bazë relativisht të gjerë ndër artikujt e ndryshëm të shportës së konsumit. Megjithatë, ritmi i rënies erdhi në ngadalësim gjatë tremujorit të tretë, ndërkohë që inflacioni i çmimeve të shërbimeve, të qirave dhe të mallrave të konsumit afatgjatë, u shfaq përgjithësisht i qëndrueshëm, duke ilustruar si kërkesën e lartë ashtu dhe rritjen e kostove të prodhimit në vend. Në veçanti, punësimi shënoi një rritje vjetore prej 2.7% në tremujorin e dytë të vitit ndërsa paga mesatare në sektorin privat u zgjerua me rreth 15%, duke rritur të ardhurat e familjeve shqiptare por duke mbajtur të larta edhe kostot e prodhimit dhe presionet e brendshme inflacioniste”, tha Sejko.

Guvernatori i bëri thirrje të gjithë operatorëve të mbrohen nga luhatjet e kursit të këmbimit, ndërsa tha se euro dhe leku tashmë kanë një nivel të ri të qëndrueshëm këmbimi

“Nga ana tjetër, pas një forcimi të shpejtë në periudhën maj – korrik, kursi i këmbimit të lekut është stabilizuar në periudhën gusht-shtator, duke gjetur një ekuilibër të ri rreth niveleve aktuale. Kjo ecuri sugjeron se ndërsa përmirësimi i bilanceve të huaja të ekonomisë shqiptare dikton një sjellje të kahut forcues të lekut në periudha afatmesme e afatgjata, tregu valutor ka qenë dhe do të mbetet subjekt i luhatjeve afatshkurtra. Për këtë arsye, të gjithë operatorët e tregut valutor duhet të jenë të kujdesshëm në aktivitetin e tyre, duke shmangur marrjen e ekspozimeve të panevojshme ndaj rrezikut të kursit të këmbimit”, theksoi ai.

Inflacioni qëndroi në nivelin 4% gjatë muajve korrik dhe gusht, ndërsa tashmë mbi objektivin e bankës së Shqipërisë po e mbajnë kryesisht çmimet e ushqimeve, por edhe kërkesa e turistëve ka rritur çmimet në disa segmente të tjera të ekonomisë si hotele dhe bar restorantet, ndërkohë dhe nafta po qëndron në nivelin më të lartë në 6 muaj./TCH

Të këshilluara

Zjarr masiv në kodrat e Krapsit në Fier

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Kraps, në Fier duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë. Ban...

14:11

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI