Flash

Radoiçiç në burg/ Shërbimi i fundit për shefin e tij, Vuçiç

Lapsi.al 3 October 2023
Radoiçiç në burg/ Shërbimi i fundit për shefin e

Arrestimi nga policia e Serbisë është shërbimi i radhës që ushtari Radojçiç po i bën shefit të tij, Aleksandër Vuçiç në përpjekjen për ta shfajësuar nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Kosovë.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi ndalimin dhe kontrollin e banesës së Radojçiçit pa bërë të ditur një akuzë, por autoritetet thanë se ai do të mbahet të paktën 48 orë për t'u marrë në pyetje.

Një lëvizje e tillë, tenton të shitet si provë, se Vuçiç nuk kishte lidhje me organizimin e sulmit në veri të Kosovës. Më herët, ai u vu nën presion të fortë nga ndërkombëtarët, për vendimin që mori për t'i nderuar me homazhe shtetërore të vrarët në Banjskë.

Lexo edhe: Çfarë fshihet? Pranimi i Radoiçiçit, si alibi e Vuçiçit

I gjendur në këtë situatë aspak të favorshme, presidenti i Serbisë kërkon të distancohet nga organizimi i sulmit dhe për këtë Radojçiç i duhet në burg. Pikërisht për këtë, bashkë me Radojçiçin po inskenojnë një teatër që i shërben vetëm presidentit të Serbisë dhe provat për këtë janë disa.

Së pari, arrestimi ishte i dakortësuar më parë. Ishte vetë Vuçiçi që e lajmëroi arrestimin për herë të fundit në intervistën për CNN. Edhe Radojçiçi, në deklaratën që ka bërë përmes avokatit ka thënë se ishte i gatshëm të jepte llogari para organeve të drejtësisë serbe për sulmin në veri të Kosovës.

Së dyti, duhet pasur parasysh se Radojçiç u identifikua menjëherë nga policia e Kosovës si personi që drejtonte skuadrën e armatosur në Banjskë. Pavarësisht kësaj, ai qëndroi për 10 ditë i lirë në Serbi pa u thirrur nga prokuroria. Gjatë kësaj kohe, vendndodhja e tij ishte e ditur dhe presidenti i Serbisë deklaroi publikisht në 27 Shtator, (tre ditë pas sulmit) se Radojçiç ndodhej në Serbi, ndërkohë që ndaj tij nuk u mor asnjë masë.

Së treti, vetë Radojçiç në deklaratën që bëri përmes avokatit, tregoi se ishte në një linjë me Vuçiçin. Ai e ndihmoi shefin e tij, kur mori mbi vete përgjegjësinë për sulmin, duke mbështetur alibinë e Vuçiçit se shteti serb nuk dinte asgjë për atë që po përgatitej në Banjskë.

“Personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë nga pushtuesit dhe ky akt im nuk ka pasur tjetër. karakter apo qëllim dhe nuk ka të bëjë me angazhimin tim të mëparshëm politik”, tha Radoiçiç në deklaratë.

“Nuk kam njoftuar askënd nga strukturat qeveritare të Republikës së Serbisë, as nga strukturat politike lokale nga veriu i Kosovës dhe Metohisë dhe as kam marrë ndihmë prej tyre, sepse tashmë kemi pasur qëndrime të ndryshme për metodat e mëparshme të rezistencës ndaj terrorit të Kurtit”, shtoi ai.

Së katërti, një fakt tjetër që e shton bindjen se Radojçiç ishte koordinuar me shtetin serb për sulmin është arsenali i madh i armëve që lanë pas terroristët. Në deklaratën e tij, Radojçiç nuk sqaroi se ku e mori arsenalin e armatimit dhe automjeteve të shtrenjta me vlerë rreth 5 milion euro dhe prodhim të vitit 2021, por policia e Kosovës gjeti dokumenta në mjetet ushtarake, që dëshmonin se armatimi ishte marrë në dorëzim nga ushtria serbe.

I gjendur nën presionin e faktorit ndërkombëtar, Vuçiçit nuk i kushton asgjë ta bëjë kokë turku ushtarin që çoi për të sulmuar me armë në veri të Kosovës, por arrestimi i tij nuk e zhbën përgjegjësinë e presidentit të Serbisë për sulmin në Banjskë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI