Flash

Bardhi ftesë Bashës: I bëj thirrje të vijë të bëjmë betejë bashkë

Lapsi.al 3 October 2023
Bardhi ftesë Bashës: I bëj thirrje të vijë të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot se propozimet e Lulzim Bashës për vetting në politikë dhe president të zgjedhur nga populli nuk kanë lidhje me Reformën zgjedhore.

Ai i bëri ftesë Bashës që të “bëjë betejë bashkë me në Parlament”, duke shtuar se “paguhet për të bërë opozitë'.

“Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me neve.

I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draft në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. E ka për detyrë”, tha Bardhi.

Të këshilluara

Shtypi gjerman: Vuçiçit nuk mund t'i besohet

“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”... Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen...

20:20

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI