Flash

VIDEO VIRALE/ Spikeren e lajmeve e kap e qeshura LIVE

Lapsi.al 2 October 2023
VIDEO VIRALE/ Spikeren e lajmeve e kap e qeshura LIVE

Spikeret gjermane të lajmeve njihen për seriozitetin e tyre. Por, ajo që i ka ndodhur folëses së kanalit Tagesschau, Susanna Daubner është bërë vërtet virale. Spikerja ka një karrierë të gjatë dhe drejton lajmet prej 24 vitesh, por erdhi dita që ta kapë e qeshura gjatë transmetimit LIVE. Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë.

Shpërthimi i të qeshurave të saj ka zgjatur për gati 1 minutë të tërë dhe duke gjykuar nga reagimet ka marrë mjaft vëmendje në rrjetet sociale. Daubner u përpoq t’i shpjegonte gazetës “Bild” se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “i bëri ta nisnin ditën duke qeshur”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nis seanca gjyqësore ndaj Trump në Nju Jork

Ish-Presidenti Donald Trump po merr pjesë në procesin gjyqësor civil ndaj tij, që filloi sot në Nju Jork, në një kohë kur kontrolli i disa prej pronave më të rë...

17:24

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI