Flash

Reagon DASH: Nuk kemi ende prova që Serbia po tërheq ushtrinë

Lapsi.al 2 October 2023
Reagon DASH: Nuk kemi ende prova që Serbia po tërheq ushtrinë

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë nëse Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën”, - tha këtë të hënë në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herëpashershme në veri të Kosovës.

“Ne do të kërkojmë konfirmime të mëtejshme. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja” - tha ai.

"Dua t'ju informoj se nuk ka pasur ngritje të gatishmërisë së plotë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, por vetëm prani dhe angazhim të shtuar të njësive", - tha Miller.

Këtë të hënë më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, tha se Serbia i ka tërhequr disa prej trupave të ushtrisë së vet të vendosura pranë kufirit me Kosovën, pasi e kishte rritur numrin e trupave atje pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Mojsilloviq tha se "pas shpërthimit të krizës së sigurisë", më 24 shtator, ushtria serbe e rriti praninë e saj në "zonën e sigurisë tokësore dhe në perimetrin rreth vijës administrative", ku më 25 shtator "ishin 8.350 pjesëtarë të ushtrisë". Tashmë sipas tij janë më pak se gjysma. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shtypi gjerman: Vuçiçit nuk mund t'i besohet

“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”... Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen...

20:20

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI