Flash

Pamje nga sulmi terrorist në Ankara (VIDEO)

Lapsi.al 1 October 2023
Pamje nga sulmi terrorist në Ankara (VIDEO)
Furgoni i dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para shpërthimit shumë të fuqishëm që ndodhi. Më pas, njëri nga dy sulmuesit shihet duke ecur me shpejtësi drejt portës së ministrisë, ndërsa i dyti shkon në pjesën e pasme të automjetit dhe qëllon me një armë antitank të tipit LAV. Ja nga vjen shpërthimi i madh që shihet në video: Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya njoftoi se policët Alim Reis Demirel dhe Erkan Karataş, të cilët u plagosën në sulmin terrorist në Ankara, nuk janë në rrezik për jetën. Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri tha se po vazhdon trajtimi i policëve tanë heroikë që u plagosën në tentativën për sulm terrorist para portës së hyrjes së Ministrisë së Brendshme. Fatmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta jonë kundër terrorizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, tregtarëve të drogës, bandave dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë me vendosmëri”. Ministria e Brendshme turke tha se terroristët shpërthyen një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke plagosur dy policë, ndërsa kamikazi dhe një sulmues tjetër u vranë gjithashtu.

Të këshilluara

Miqtë e Kourtney mohojnë deklaratën e Kim

Miqtë e Kourtney Kardashian kanë hedhur poshtë pretendimin e motrës së saj Kim se ato janë pjesë e një bisede në grup të quajtur "Not Kourtney". Në premierën...

12:37

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI