Flash

Kurti merr mbështetjen e SHBA për ruajtjen e kufirit me Serbinë

Lapsi.al 30 September 2023
Kurti merr mbështetjen e SHBA për ruajtjen e kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për telefonatën që ka pasur të premten me këshilltarin kryesor i presidentit amerikan, Jake Sullivan. Kurti thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës duke kërkuar rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë. Kreu i Qeverisë së Kosovës thonë se e ka siguruar këshilltarin e Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se “përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm”. Telefonatën Kurti – Sullivan e konfirmoi edhe koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Ai tha se edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kishte telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kirby kërkoi tërheqjen e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë. Ai konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit. “Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje", - tha ai. Edhe ministria e Mbrojtjes e Britanisë njoftoi këtë të premte se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet. “Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, - tha ministria britanike e Mbrojtjes në një deklaratë të saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës. Një mjet me targa...

18:36

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI