Flash

Denoncimi/ Kompania e zv.ministres së Arsimit fiton tenderin pa garë nga Ministria e Mbrojtjes

Lapsi.al 30 September 2023
Denoncimi/ Kompania e zv.ministres së Arsimit fiton tenderin pa garë

Rithemelimi i ish-kryeministrit Sali Berisha denoncoi sot publikisht një skandal, se si kompania e familjes së zëvendësministres së Arsimit, Albana Tole, ku ajo rezulton aksionere, ka përfituar një tender pa garë nga Ministria e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një tender të shpallur më datë 3 korrik të këtij viti për “Blerje materiale për xhenion”, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 64.342 milionë lekë, (të reja).

Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit, Genta Vangjeli në një dalje për mediat deklaroi se tenderi në fjalë është bërë pa garë, duke shtuar se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ajo tha se Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshti me ligjin për prokurimin publik, ndërsa përballë është Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit. Kjo e fundit është emëruar në këtë detyrë më 3 nëntor të vitit 2021.

Nga kërkimet në QKB për shoqërinë “Tirana Due shpk”, rezulton se zëvendësministrja është aksionere në masën 15%, ndërkohë që babai i saj disponon 70% të aksioneve dhe e motra, 15%. Kontrata në fjalë, sipas tenderit të bërë publike edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, mbaron më 31 dhjetor të këtij viti.

Tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sikurse shihet në dokumentet, me fondin në fjalë po blihen materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë. Siç sqarohet në dokument, ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI