Flash

E rëndë/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare në Itali (FOTO)

Lapsi.al 29 September 2023
E rëndë/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja

Ajo u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna për në shtëpi. Viktima është Klodiana Vefa, një vajzë shqiptare 35-vjeçare me leje qëndrimi të rregullt në Itali. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në një rrugë periferike të Castelfiorentino të Firencës pak pas orës 20.00. Alarmi u dha nga disa banorë të zonës, të cilët dëgjuan të shtënat e armës.

Pak minuta më vonë, një ambulancë mbërriti në vend, por me gjithë përpjekjet e bëra, mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e saj. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e njësisë operative dhe karabinierët e Firences. Sipas një ndërtimi fillestar të ngjarjes nga hetuesit dyshohet se autori e ka pritur gruan në rrugë. Nuk dihet nëse ka pasur një debat mes gruas dhe vrasësit të saj.

Femminicidio a Castelfiorentino: donna di 35 anni uccisa con una pistola

Fakti është se autori ka nxjerrë një armë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Një ekzekutim i pastër sipas rikonstruksioneve të para të karabinierëve që tashmë janë në kërkim të burrit të gruas shqiptare. Për momentin ai ka humbur gjurmët dhe nuk jeton më me viktimën. Karabinierët kanë nisur të intervistojnë disa persona, mes të cilëve edhe dy djemtë e viktimës.

Spari a Castelfiorentino, muore donna 36enne madre di due figli - gonews.it

“Corriere” shkruan se njëri prej tyre u ka treguar hetuesve për disa debate që kishte pasur mes nënës dhe babait në të kaluarën. Policia ka vendosur postblloqe në zonë. Karabinierët kanë kontrolluar edhe shtëpitë e braktisura, deri tani pa asnjë sukses. ©LAPSI.al

Castelfiorentino, donna uccisa in strada a colpi d'arma da fuoco: la prima  ipotesi è il femminicidio - La Stampa

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI