Flash

VIDEO/ Gazetarja kap gafil Ramën për shërbimin që po i bën Vuçiçit

Lapsi.al 28 September 2023
VIDEO/ Gazetarja kap gafil Ramën për shërbimin që po i

Në konferencën që mbajti në kryeministri, Edi Rama artikuloi mes të tjerash një propozim për kalimin e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.  Sipas tij, kjo duhej bërë për të shmangur luftën dhe shndërrimin e territorit në veri në një Donbas të dytë.

Rama u tha gazetarëve se kontrollin e veriut nga KFOR po e kërkojnë edhe në Kosovë, madje dikush mund ta kishte artikuluar edhe në Serbi, por kjo "pak kishte rëndësi".

E vërteta është se kjo ka shumë rëndësi. Sepse kryeministri i Shqipërisë përsëriti sot të njëjtën kërkesë që presidenti i Serbisë ia kishte bërë ambasadorëve të vendeve perëndimore në një takim dy ditë më parë.

Me një verifikim të shpejtë që bëri aty për aty, gazetarja Fjorela Beleshi e A2cnn i kujtoi Ramës që jo shumë kohë më parë, por në datën 19 Qershor të këtij viti, ai kishte mbajtur një qëndrim të kundërt për kalimin e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.

Beleshi i citoi një status në Twitter, të shkruar nga vetë Rama, ku ai paralajmëronte Albin Kurtin për pasojat që do të kishte me qëndrimet e tij. Para 3 muajsh shkruante: Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës!

I kapur gafil për dy qëndrime diametralisht të kundërta që ka mbajtur në lidhje me kontrollin e veriut të Kosovës nga KFOR, kryeministri nuk diti as të shpjegojë të parin, as të justifikojë të dytin. Pa gjetur dot një vijë logjike në atë që dje e paralajmëronte si agravim dhe sot e shtron në tryezë si kërkesë, Rama u vu në siklet dhe kaloi në ca fjali pa kuptim: 

"Nuk jemi akoma aty, por mund të shkojmë aty. Nuk jemi akoma aty, por mund të shkojmë aty. Patjetër. E shikoni ju çfarë ndodh? Kjo është diçka që ... (kollitet) E thashë! Nuk duhet ndonjë mençuri e veçantë, as nuk duhet ndonjë dhunti për të parë të ardhmen. Duhet vetëm përqëndrim te vija historike dhe vija e aktorëve në fushë. (Kollitet prap) Kështu që... akoma nuk jemi aty, por nëse sot nuk ka reagime, do shkojmë aty. Nuk ka ndryshe. Me Facebook dhe me kolltuk në klubet e natës mediatike mund të nisësh avionët, helikopterët, raketat dhe të shkosh ta shkatërrosh një herë e mirë armikun, por në realitetin e gjeopolitikës dhe të ballafaqimit të sotëm, punohet me strategji dhe punohet me mençuri dhe me diplomaci" tha Rama.

Video më poshtë:

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/pyetja-dhe-pergjigjia-per-KFOR-ne-Kosove-1-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Kourtney shpërthen ndaj Kim: Narcisiste

Kourtney Kardashian e quajti motrën Kim Kardashian "narcisiste" pasi dyshja patën një debat për vendimin e kësaj të fundit për të punuar me shtëpinë italiane të...

13:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI