Flash

Misteri i vrasjes së të riut nga Kosova në kufirin Serbi - Kroaci

Lapsi.al 28 September 2023
Misteri i vrasjes së të riut nga Kosova në kufirin Serbi - Kroaci

Një 19-vjeçar me origjinë nga Kosova i identifikuar si Shqipron Muçiçi është gjetur i pajetë jete në territorin e Serbisë në një zonë në kufi me Kroacinë. Vdekjen e të riut e kanë njoftuar familjarët e tij përmes një postimi në Facebook. Një prej të afërmve thotë se Shqiproni ka humbur jetën tragjikisht në rrethana ende të panjohura.

“Sot, me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni jonë nuk është më ne mesin tonë, atë e deshi Allahu me shumë se na. Familjarë dhe miq, ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muçiqi humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta në kufirin e Kroacisë. Për detajet e varrimit do t’ju lajmëroj me kohë” - u tha në njoftimin e famljes.

Njoftimin për gjetjen e trupit të tij e dha edhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka raportim për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, - thuhet në njoftimin e ministrisë.

Mediat serbe raportuan se pranë pikës kufitare Serbi - Kroaci në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi u sulmuan dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur. Njëri prej tyre, humbi jetën nga plagët e marra me thikë. Polica serbe ka konfirmuar vetëm se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht

Njoftimi i Policisë: Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për p...

20:55

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI