Flash

Me shapka kapërcyen mbi çati/ I riu shqiptar tenton t’i ikë policisë britanike (VIDEO)

Lapsi.al 28 September 2023
Me shapka kapërcyen mbi çati/ I riu shqiptar tenton t’i

Një i ri shqiptar tentoi t’i shpëtojë policisë britanike duke kapërcyer mbi një çati i veshur me shapka pasi forcat e rendit mësynë banesën e cila ishte kthyer në një shtëpi të kultivimit të kanabisit.

19-vjeçari doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë e West Mercia, e cila po vepronte pas një informate të marrë.

Edhe pse me shapka ai u hodh mbi një hendek për të shmangur arrestimin, por u ndalua menjëherë në një kopsht aty pranë. Oficerët e policisë gjetën 60 bimë të mëdha brenda banesës në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat vlerësohen të kenë një vlerë rreth 50 mijë £.

Sipas “Daily Mail” u rikuperuan edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të kishin vlerën 1000 £ secila më vonë. 

Oficerët sekuestruan bimë kanabisi si dhe pajisje kultivimi dhe një sistem elektrik të sofistikuar. Bastisja ndodhi pasi fqinjët ngritën shqetësime për drogën dhe aktivitetin e dyshimtë në zonë. 19-vjeçari shqiptar u arrestua si i dyshuar për kultivimin e kanabisit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht

Njoftimi i Policisë: Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për p...

20:55

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI