Flash

Kurti: Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë, e jo të ndërtojë ura

Lapsi.al 28 September 2023
Kurti: Serbia është e përkushtuar që të

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë, e jo të ndërtojë ura bashkëpunimi.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, Kurti tha se Policia e Kosovës ka treguar vendosmëri për rend e qetësi.

Sipas tij, rreshteri i vrarë, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të fundit. Sulmi terrorist në veri ka treguar për dyshimet dhe pohimet tona të para hershme. Municionin që e kemi gjetur në manastir tregon përkushtimin e Serbisë që shkatërroj, e jo të ndërtojë ura. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”, ka thënë Kurti.

Kurti u shpreh se qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe në luftë kundër kriminalitetit.

“Mundohemi për jetë të përbashkët për të gjitha komunitetet, e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komunitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe që marrin pjesë në nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe në luftë kundër kriminalitetit. Ky është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI