Flash

KFOR të marrë në dorë veriun/ Kurti i përgjigjet propozimit së Ramës

Lapsi.al 28 September 2023
KFOR të marrë në dorë veriun/ Kurti i përgjigjet
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka kthyer përgjigje propozimit të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që KFOR të marrë nën kontroll administrimin e veriut të Kosovës dhe të kufirit me Serbinë. Në një intervistë me një media boshnjake Kurti thotë se nevojat e Kosovës janë të tjera dhe se tashmë policia e Kosovës duhet të jetë pjesë e patrullimeve në kufi. “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë - Serbi. Për sa u përket çështjeve të tjera, protokolli është përcaktuar tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet” – ka thënë Kurti në intervistë.   Gjatë një konferencë për mediat gjatë paradites, Rama tha se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur. “Formati i Brukselit, ku venë e vijnë dy burra nga andej dhe atje nuk ka asgjë për ti ofruar paqes në këtë situatë të re, kjo besoj është e qartë. Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe shpejt, më shpejt se nga se mund të mendosh në një ditë si kjo që nuk ndodh asgjë. Mungesa e këtij hapi mund të sjellë viktima, për ta parandaluar këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës", - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht

Njoftimi i Policisë: Devoll/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për p...

20:55

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI