Flash

Vrasja në Dukagjin/ Niset me urgjencë RENEA dhe krerët e policisë (VIDEO)

Lapsi.al 27 September 2023
Vrasja në Dukagjin/ Niset me urgjencë RENEA dhe krerët e

Një i vdekur dhe një i plagosur në Dukagjin. Policia e shtetit konfirmoi se ka mbetur viktimë Zef Guri ndërsa djali i tij, Gjin Guri është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë në malin e Shoshit dhe për të shkuar atje policia ka përdorur një helikopter pasi me makinë do të duheshin orë.

“Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor,  janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma” – u tha në një njoftim të policisë. Ende është e paqartë se cilat kanë qenë rrethanat dhe autorët e krimit të rëndë.

“Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – u tha në një njoftim tjetër.

Gjin dhe Zef Guri nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Në nëntor të vitit 2021, Gjin Gurit i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh në Dukagjin. Në vitin 2015 ai shkëmbeu zjarr me skuadrën e policisë në një operacion anti-kanabis në zonë. Në atë kohë ai qëlloi edhe me armë një helikopter të policisë që po patrullonte në zonë. Nga kjo ngjarje, ai u dënua me 7 vjet e 2 muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Kanosje”. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/WhatsApp-Video-2023-09-27-at-21.24.27.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI