Flash

Rama jep lajmin: Drejt përfundimit marrëveshja për pensionet me Italinë

Lapsi.al 27 September 2023
Rama jep lajmin: Drejt përfundimit marrëveshja për pensionet me

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë lajmin se marrëveshja me Italinë për pensionet për emigrantë po shkon drejt përfundimit.

“Shqiptarët e shumtë që punojnë kontribuojnë në Itali më në fund do të ngrenë dolli për lavdinë e Republikës italiane”, u shpreh Rama në një konferencë të përbashkët nga Roma me zv.kryeministrin e Italisë, Antonio Tajani.

Kreu i qeverisë theksoi se emigrantë shqiptar “duhet ta falënderojnë këtë qeveri sepse më në fund do të çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme”. 

Edi Rama: Ka shqiptarë që janë në Itali prej vitesh kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë Italinë dhe kemi kuptuar shumë mirë që marrëveshja për pensionet po arrihet pothuajse. Kemi fituar premtimin solemn nga zv.kryeminsitri, që kjo pikarritje nuk do të jetë një pikënisje tjetër, siç ndodh shpeshherë në anët tonë.

Shqiptarët e shumtë që punojnë kontribuojnë në Itali më në fund do të ngrenë dolli për lavdinë e Republikës italiane dhe ta falënderojnë këtë qeveri sepse më në fund do të çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme, jo vetëm nga pikëpamja financiare por edhe nga pikëpamja sociale, e respektit dhe dinjitetit të punës së njerëzve. 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI