Flash

Lajm i fundit/ Kris arma edhe në Malësinë e Madhe, plagoset 1 person

Lapsi.al 27 September 2023
Lajm i fundit/ Kris arma edhe në Malësinë e Madhe, plagoset 1

Nuk kanë të ndalur ngjarjet e rënda. Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Malësinë e Madhe. Policia raporton se një person ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës. 

I riu ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, një person është ndaluar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

"Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI