Flash

Deputeti i Vetëvendosjes i kërkon Edi Ramës ta quajë Serbinë orkestruese të sulmit terrorist

Lapsi.al 27 September 2023
Deputeti i Vetëvendosjes i kërkon Edi Ramës ta quajë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë të përmendë në mënyrë të qartë se Serbia është orkestruese e sulmit terrorist në veri të Kosovës, të kërkojë një mbledhje të OKB-së enkas për këtë sulm terrorist dhe të tërhiqet nga kërkesa e tij për një konferencë ndërkombëtare për veriun.

Mesazhin e tij për Ramën, deputeti i Vetëvendosjes e shoqëron me titullin e mediave online mbi lajmin se kryeministri i Shqipërisë nuk ka qenë dakort me deklaratën e Bashkimit Europian të datës 19 shtator.

“Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t'i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë... e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë” shkruan Gola në statusin e tij në Facebook.

Të këshilluara

Edhe Graçanica nderon terroristët serbë

Komuna e Graçanicës po respekton vendimin e subjektit politik Lista serbe që komunat e Kosovës të banuara me popullatën shumicë serbe të shpallin tri ditë zie. ...

18:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI