Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Ministri "reformator" i Ramës: Po e parkuat gabim makinën, do t’jua marrim me karrotrec

Lapsi.al 26 September 2023
Ministri "reformator" i Ramës: Po e parkuat gabim makinën,

Pas "disiplinimit" të bandave dhe "goditjes fatale" që i ka dhënë krimit të organizuar në Shqipëri përgjatë këtyre muajve, Taulant Balla tani është i fokusuar në çështje të tjera sensitive si mungesa e vendeve të parkimit dhe kaosi që krijohet me automjetet.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë ndërtuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha. Ministri Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim.

Pra, me pak fjalë një biznes i ri do të lulëzojë nëpër Shqipëri. Policia e Shtetit do të kontraktojë kompani apo subjekte private për të "rrëmbyer" automjetet e qytetarëve. Pavarësisht se mund të aplikohet gjoba për parkimin e gabuar të mjetit sic e parashikon ligji, ministri i Brendshëm "reformator" i Edi Ramës e sheh të efektshme që makinat të merren me karrotrec.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri.

“Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund. Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e trafikut”, tha ministri Balla.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI