Flash

Kurti rrëfen takimin me Vuçiç: Tha se Milan Radojçiç do bëhet si Adem Jashari

Lapsi.al 26 September 2023
Kurti rrëfen takimin me Vuçiç: Tha se Milan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në rrjetet sociale për ngjarjet e së dielës në veri të vendit dhe thekson se Kosova është shtet demokratik dhe properëndimor dhe se kush integrohet jeton mirë. Kreu i qeverisë së Kosovës u përgjigjet pretendimeve të Beogradit se serbët po shtypen duke u shprehur se ata kanë nevojë të çlirohen nga veglat terroriste të Serbisë.

Kryeministri Kurti nxori edhe një detaj nga takimi i fundit në Brukesl me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të cilin tha se është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës!

Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen” – shkroi Kurti në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mediat e Kosovës: Në Banjskë u plagos edhe Milan Radojiçiç i njohur si “Zoti i veriut”

Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë

Vëzhgimi/ Si po glorifikohen vrasësit e Afrim Bunjakut nga regjimi i Vuçiçit

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI